
Juventusi dhe Roma ndanë nga një pikë në kryendeshjen e javës së tretë të Serisë A, ku Paolo Dybala u bë protagonist në ndëshkimin e ish-klubit të tij.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e tretë falë një supergoli të shënuar nga Dusan Vlahoviç në një goditje dënimi.
Goli u dha zemër vendasve, që patën edhe disa raste të tjera, ndërsa Roma e Mourinhos luante e kujdesshme në prapavijë. Locatelli gjen golin e dytë pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë, por VAR e anulon pasi më herët Vlahoviç kishte prekur lehtë me dorë topin.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Juventusit. Në të dytën, Roma u përpoq të shohë më shumë drejt portës së Juventusit, por ishin bardhezinjtë sërish më të rrezikshëm, sidomos me daljet e Cuadrados nën krahun e djathtë.
Goli i barazimit për Romën do të mbërinte pas një goditje këndi, kur topi që hidhet në zonë nuk largohet nga asnjë lojtar dhe përfundon në krahun tjetër ku ndodhej Paolo Dybala. Argjentinasi godet me gjysmërrofeshatë në një gjuajte që në pamje të parë dukej se kishte për synim portën.
Por, topi përplaset në tokë dhe pasi kërcen mbi mbrojtësit e Juventusit gjen Abraham që e shtyn atë lehtësisht në rrjetë. Barazim 1-1 dhe me të dyja ekipet që duhet t’i kënaqen nga një pike në këtë jave të tretë të Serisë A.