Lajmi i bujshëm nga Spanja: Mbappe te Real Madrid, prezantimi më 23 korrik

22 June 2023, 18:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajmi i bujshëm nga Spanja: Mbappe te Real Madrid, prezantimi më 23
Mbappe te Real Madrid

Nga Spanja vjen lajmi bombë që do të trondisë jo pak merkaton e verës. Sipas “El Chiringuito TV”, skuadra e Real Madrid do të blejë këtë verë sulmueisn francez Kylian Mbappe, që aktualisht është pjesë e PSG.

Mediat iberike shkon edhe më tej, duke shkruar se prezantimi i Mbappe do të bëhet me 23 korrik, në “Santiago Bernabeu”, në një festë të madhe, ashtu sikurse ka ndodhur në të shkruarën me mjaft yje të tjerë.

Një lajm ky që ka befasuar mjaft fansa edhe pse u bënë muaj që përflitet se skuadra “los blancos” kërkon sulmuesin 24-vjeçar. Mbappe ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën, por ky transferim kushton mbi 200 milionë euro.


Video