Kriza ekonomike godet Barcelonën

15 May 2022, 00:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kriza ekonomike godet Barcelonën
Futbollistët e Barcelonës

Frenkie de Jong në listën e largimeve të Barcelonës. Pavarësisht marrëveshjes shumëmilionëshe me ‘Spotify’, situata e borxhit mbetet e komplikuar për të bërë ndërhyrje në merkato dhe klubi katalanas do të detyrohet të bëjë zgjedhje, madje shumë të dhimbshme dhe në një farë mënyre të papritura. 

Nevoja për para ka shtyrë skuadrën katalanase që të bëj plane për të sakrifikuarit. Sipas “Sport” ai që do të ndërpresë marrëveshjen me ta do të jetë mesfushori holandez. Në listën e titullarëve të sakrifikuar janë mbrojtësit Lenglet e Umtiti, si dhe sulmuesit Depaj, Luk de Jong e Adama Traore, të cilët nuk do të blihen nga Sevija dhe Uolves.

Barcelona kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e mesfushorit të mbërritur në “Camp Nou” nga Ajaksi. Shifër tepër e konsiderueshme, çka nuk do pëlqehet aspak nga klubet e interesuara. Gjithsesi, interes për kartonin e 25-vjeçarit ka nga Mançester Junajtid, që në sezonin e ri do të trajnohet nga një njohje e vjetër e De Jong, tekniku Erik ten Hag. Një lëvizje që do të gëzonte jo pak trajnerin, pasi do të kishte në dispozicion element tepër cilësor në “Olld Trafford”.

 


Video