Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Skënder Gega i ka dhënë fund aventurës si trajner i Skënderbeu, ku sot e ka zyrtarizuar këtë gjë edhe para futbollistëve. Ky vendim vjen pasi Skënderbeu ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë.
Gega erdhi në krye të pankinës korçare në një moment të vështirë me objektivin për të shpëtuar epikin nga rënia nga kategoria, qëllim i cili nuk u arrit.
Tekniku ka dalë sot në stërvitje me skuadrën dhe u ka komunikuar personalisht lojtarëve se do të largohej nga drejtimi i Skënderbeut menjëherë, pa pritur fundit e sezonit, siç kishte rënë dakord edhe me presidentin Takaj.
Në tre javët e mbetura të kampionatit, pritet që skuadrën korçare ta drejtojë Gentian Liçi, i cili prej shumë vitesh ka qenë zëvendëstrajner në këtë klub.