90% e biletave shkuan për shqiptarët, Feyenoord ankohet te UEFA

12 May 2022, 08:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
90% e biletave shkuan për shqiptarët, Feyenoord ankohet te UEFA
Stadiumi Air Albania

Finalja e Conference League në Tiranë, e programuar për në 25 maj, do të jetë një makth i vërtetë për tifozët e Romës apo Feyenoord.

Kjo për shkak të numrit të vogël të biletave që dy skuadrat kanë siguruar në prag të sfidës.

Holandezët kishin kërkuar menjëherë sqarime pranë UEFA-s lidhur me gjithë situatën e krijuar, ndërsa qeveria e futbollit europian theksoi se shitja e 8500 biletave në dispozicion u bë për 2 orë.

Feyenoord kishte kërkuar dhe rikthimin e procedurës së shitjes, por agjenda e UEFA-s nuk sheh asnjë mundësi për ta zbatuar këtë. Sipas UEFA-s, 89% e biletave shkuan për blerësit shqiptarë dhe 11% për blerësit nga 20 vendet e tjera.

 


Video