“Na mungon një trofe ndërkombëtar”, Totti: Do të shkoj edhe unë në Tiranë

10 May 2022, 18:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Na mungon një trofe ndërkombëtar”, Totti: Do të
Francesco Totti ishte i ftuar së bashku me Christian Vierin në prezantimin e finales së Kupës së Italisë

Legjenda e skuadrës së Romës, por edhe kombëtares italiane, Francesco Totti ka zbuluar se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League, të “verdhë e kuqve” kundër Feyenoord, që do të luhet më 25 maj në “Air Albania”.

Francesco Totti ishte i ftuar së bashku me Christian Vierin në prezantimin e finales së Kupës së Italisë, ndërsa foli për mediet për humbjen 2-0 të ekipit të Jose Mourinhos kundër Fiorentinës, përveç faktit se kritikoi vendimet e gjyqtarëve të kësaj sfide, Totti theksoi se Roma ka kohë pa ngritur një Kupë dhe në Tiranë do ishte momenti i duhur.

Finalja e Ligës së Konferencës?

Ne nuk kemi arritur në një finale europiane prej një kohe të gjatë. Është thelbësore të ngremë një trofe, do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftëtarë deri në fund. Do të shkoj edhe unë në Tiranë.

Gabimet e arbitrave?

Ajo që pamë dje është një nga episodet e shumta kundër Romës. Ne nuk jemi këtu për t’u ankuar çdo herë, por nëse VAR-i nuk i ndihmon gjyqtarët, bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Nëse dje arbitri nuk mund të shihte as nga monitori, bëhet më e vështirë për të gjithë.

Si mund të përmirësohet Roma?

Me blerjet e duhura, të synuara. Roma stërvitet nga trajneri më i fortë në botë, që di kë të blejë. Klubi do të bëjë gjithçka për ta kënaqur atë.

A mund të përmirësohet Roma edhe me një trajner të ri?

Roma është gjithmonë duke u përmirësuar, vit pas viti. Me ose pa ndryshim trajneri.


Video