Inzaghi, Champions dhe pastaj lamtumira! Në Arabi janë të sigurtë: Trajneri i Interit ka pranuar ofertën e Al-Hilal

25 May 2025, 14:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inzaghi, Champions dhe pastaj lamtumira! Në Arabi janë të
Inzaghi

Mund të përfundojë vërtet në Mynih, më 31 maj, aventura e teknikut Simone Inzaghi në pankinën e Inter. Kjo, të paktën, është ajo që pretendon SSC, një nga transmetuesit sportivë më të mëdhenj në Arabinë Saudite, sipas të cilit trajneri zikaltër do të kishte dhënë dritën e gjelbër për finalizimin e marrëveshjes me Al-Hilal.

Sipas televizionit saudit, Inzaghi do të jetë madje në stol për Al-Hilal me rastin e Kupës së Botës për Klube 2025 dhe pritet të shpallë largimin nga Interi menjëherë pas finales së Champions League kundër PSG.

Pra, ajo në Mynih duhet të jetë ndeshja e fundit e teknikut Inzaghi në krye të Inter dhe do të mbyllë kështu një katërvjeçar suksesi që Simone do të donte ta pasuronte me trofeun e Champions. Në çdo rast, në ditët në vijim një person i afërt me trajnerin aktual pritet të fluturojë drejt Rijadit për të finalizuar tratativën dhe për të përcaktuar detajet e një kontrate që do t’i garantojë teknikut 25 milionë neto në sezon për dy vjet.

Kjo, pavarësisht kontratës në fuqi me Inter dhe premtimit, nga ana e presidentit Marotta, për një rinovim deri në vitin 2027 me një rritje të lehtë të pagës deri në 7 milionë.


Video