Zyrtare: Xabi Alonso është trajneri i ri i Real Madrid

25 May 2025, 14:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtare: Xabi Alonso është trajneri i ri i Real Madrid
Xabi Alonso

Real Madrid ka zyrtarizuar trajnerin Xabi Alonso në stol. Ish-mesfushori do të pasojë të larguarin Carlo Ancelotti.

Tekniku spanjoll vjen pas një periudhë të shkëlqyer te Leverkusen, aty ku sezonin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa mbërriti deri në finalen e Europa League.

Real Madrid ka njoftuar se mes palëve është firmosur një kontratë 3-vjeçare, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 Qershor 2028.

Alonso rikthehet te madrilenët, aty ku si lojtar zhvilloi 236 ndeshje, nga viti 2009 deri në vitin 2014. Ai fitoi gjashtë trofe me Real Madrid, përfshirë Champions League, Superkupën Europiane, La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe dy herë Kupën e Mbretit.

Gjithashtu edhe karrierën si trajner, Alonso e filloi me të rinjtë e Realit, ndërsa tani rikthehet për të drejtuar ekipin e parë.


Video