Zlatan Ibrahimovic kërkon pak më shumë durim përpara se të kthehet në ekip.
“Jam mirë, ka ende pak kohë përpara se të rikthehem në grup me ekipin, por e rëndësishme është që fillimisht të ndihemi mirë dhe më pas të rikthehem për të luajtur”, është shprehur Ibra.
“Në një të ardhme ndoshta bëhem trajner, por nuk dua tani sepse i bie që unë të heq dorë nga futbolli. Unë ende jam i uritur dhe dëshira ime është të vazhdoj të jem i suksesshëm.
Unë kërkoj nga shokët e ekipit rezultate çdo ditë, në stërvitje dhe në ndeshje, gjithashtu edhe disiplinë. Do të ishte mirë të arriinim në fazën eliminatore të Champions League, por për këtë duhet shumë angazhjm”, është shprehur sulmuesi suedez.
Ai dëshmoi sezonin e kaluar se është ende shumë i fortë, por mbetet për t’u parë nëse do ta humbasë ritmin pas një operacioni tjetër në gju. Vetë e hedh poshtë “pensionimin”, teksa deklaron me krenari: “Nuk kam parë ende dikë më të fortë se unë.
Me siguri do ta shihni. Kur të kthehem, do të dëgjohem. Do ta bëj me dhunë. Nëse shoh një lojtar më të fortë se unë, do të ndalem. Por nuk e kam parë ende… Milani i ka të gjitha kredencialet për ta fituar kampionatin e dytë radhazi dhe për të sjellë në shtëpi yllin e dytë të lakmuar.
Po, jemi edhe më të fortë se sezonin e kaluar si grup. Në përgjithësi, ne jemi një ekip më i mirë. Merkatoja e verës pas titullit na forcoi dhe tani kemi më shumë alternativa në stol. A më pëlqen Milani? Kjo është e qartë. Nëse nuk do të më pëlqente, nuk do të isha këtu".