Bruno Fernandes show, Portugalia mund Uruguain dhe kualifikohet në fazën tjetër

28 November 2022, 22:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bruno Fernandes show, Portugalia mund Uruguain dhe kualifikohet në
Portugalia mund Uruguain dhe kualifikohet në fazën tjetër

Portugalia është skuadra e radhës e kualifikuar për në fazën tjetër të Botërorit. Dy gola të Bruno Fernandes mjaftuan që portugezët të mposhtnin Uruguain.

Në minutën e 54, Fernandes kroson në zonë për Cristianon, i cili nuk e prek topin, por harkimi përfundon gjithsesi në rrjetë.

Goli që vulosi gjithçka erdhi në minutën e tretë shtesë, kur vetë Bruno Fernandes fitoi 11-metërsh dhe e shndërroi po vetë në gol.

Dështon Uruguai që në këtë mënyrë duhet të fitojë sfidën e fundit kundër Ganës për të shpresuar në kalimin në fazën tjetër/

Me këtë fitore, Portugalia siguron kualifikimin me 6 pikë, Gana ndjek në vendin e dytë me 3, ndërsa Koreja e Jugut dhe Uruguai mbyllin klasifikimin e grupit, me nga 1 pikë secila.


Video