Brazili është ekipi i dytë që kualifikohet për në fazën e 1/16 në Kupën e Botës "Katar 2022", pas Francës. "Seleçao" ka arritur të fitojë minimalisht me rezultatin 1-0 sot përballë Zvicrës duke shkuar në kuotën e 6 pikëve në grupin H.
Pa Neymar në fushë, 5 herë kampionët e botës shpërdoruan shumë dhe golin e gjetën vetëm në minutën e '83 të takimit. Pas një pasimi nga Rodrygo, Casemiro çoi topin në rrjetë me një gjuajtje të befasishme brenda zonës.
Një detaj befasues ishte dhe mosaktivizimi për asnjë minutë i Xherdan Shaqirit për "Helvetët". Zvicra ngelet me 3 pikë në grupin H dhe në ndeshjen e ardhshme përballë Serbisë do i mjaftonte vetëm 1 pikë për t'u kualifikuar, pasi serbët dhe kamerunasit kanë nga vetëm 1 pikë në grupin H.
Ndërsa, Brazili përballë Kamerunit do i mjaftonte dhe një barazim për të ruajtur vendin e parë në grup edhe nëse fiton Zvicra.