Skandali - Erion Veliaj në një korridor me vrasësin serial, Dan Hutra

29 October 2026, 12:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali - Erion Veliaj në një korridor me vrasësin serial, Dan
Erion Veliaj

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit ka ngritur shqetësime për sigurinë e tij.

Avokati Plarent Ndreca deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News se klienti i tij ndodhet në të njëjtin korridor me tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm, mes tyre një personazh i njohur i botës së krimit, për të cilin Veliaj asokohe ka reaguar publikisht. 

Vox News mëson se vrasësi serial i dënuar me burgim të përjetshëm, për të cilin Ndreca flet, është Dan Hutra, i cili u ka marrë jetën 3 grave dhe ka plagosur tre të tjera.   

Më 1 mars 2023, Dan Hutra kreu tri vrasje dhe plagosi tri gra në tri ngjarje të ndryshme në Tiranë, brenda vetëm 33 minutash.

Ai vrau Mevlute Hysën, Hasime Dafkun dhe Etleva Kurtin, ndërsa plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysën, nënën e saj Kujtime Hysën dhe Marjana Gurakuqin.

Historia e tij kriminale përfshin edhe vrasjen e bashkëshortes së parë, Dafina Havalja, në vitin 2007, si dhe dënime e arrestime të mëparshme për vepra të tjera penale.

Skandali - Erion Veliaj në një korridor me vrasësin serial, Dan

 


Video