Burgjet transferojnë edhe Ergys Agasin, ja burgu 'sekret' ku do dërgohet!

29 October 2026, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burgjet transferojnë edhe Ergys Agasin, ja burgu 'sekret' ku do
Ergys Agasi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar transferimin e Ergys Agasit në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit. 

VoxNews ka mësuar se burgu sekret ku do dërgohet Agasi për arsye sigurie është IEVP e Fierit. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e transferimit nga burgu i Bradasheshit, ku ndodhej që prej fundit të gushtit.

Agasi akuzohet për tetë vepra penale, mes tyre korrupsion, korrupsion pasiv, pastrim parash, shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Kujtojmë se dje, Burgjet urdhëruan transferimin e Erion Veliajt nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit./VoxNews


Video