Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë mbrëmjen e kësaj të enjteje Kryesinë e Partisë Socialiste.
Takimi ka filluar prej orës 19:00 dhe mësohet se në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 Maj 2023.
Më konkretisht do të diskutohet mbi organizimin e fushatës elektorale, që në fakt jo zyrtarisht ajo ka nisur, mbi kandidatët ende jo të zyrtarizuar të gjithë, por dhe objektivat dhe mobilizimi në terren.
Deri në javën e parë të dhjetorit, kryeministri Edi Rama do të vijojë turin e tij të takimeve me të rinjtë, fermerët, gratë dhe perfaqësues të bizneseve të ndryshme në të 12 qarqet e vendit.