'‘Mizë kali, llaxore, gjel deti i Peqinit, katundarë', Xhafaj 'shuplakë' Ramës: Parlamenti arenë fyerjesh

10 November 2022, 12:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'‘Mizë kali, llaxore, gjel deti i Peqinit, katundarë',
Në foto: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj komentoi nga foltorja e kuvendit sharjet dhe fyerjet që u përdoren dje në Parlament, kryesisht nga kryemininsrtri Edi Rama, i cili sulmoi opozitën me fjalë si “bedel, të pafytyrë, të pa atdhe”, etj.

Xhafaj tha se fryma e debatit normal, dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Kjo retorikë sipas deputetit socialist Fatmir Xhafaj dëmton imazhin e Shqipërisë.

'Fryma e debatit normal, konsensusit politik dhe etikës politike, tashmë është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përçmuese dhe jo rrallë ordinere, retorikën e ashpër, gjuhën e baltës dhe shpifjen. Dëshpërimisht kjo lloj qasje e gabuar është shndërruar në normalitet dhe instrument i të ashtuquajturës luftë politike.

Kjo sallë dhe çfarë ndodh këtu është arsyeja kryesore përse ka shifra kaq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshëm që na ndëshkojnë fort. Por edhe pse ka kaq shumë pesimizëm jashtë saj, veçanërisht te të rinjtë që vazhdojnë të largohen nga vendi.

Kjo retorikë e turpshme, ca më keq, ka dalë edhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaja, në mediat e botës. Dëm më të madh nuk mund ti bëhet imazhit të vendit', tha Xhafaj.


Video