Spaho "i prekur" në Kuvend, i dorëzon Manjës verifikimin e Autoritetit të Dosjeve: S'jam spiun, kërko falje publike!

10 November 2022, 09:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Spaho "i prekur" në Kuvend, i dorëzon Manjës

Deputeti i PD Edmond Spaho, nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar Ministrit Ulsi Manja që të kërkojë falje publike për akuzën e rëndë se ai ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit. 

Spaho u shfaq i prekur dhe i fyer nga akuza e Manjës, pasi sipas tij kjo është një damkë që mbetet për gjithë jetën.

"Shkova bëra kërkesën u verifikova, kam marrë përgjigjen këtu dhe po ia jap Ulsi Manjës, ja po ia lë këtu. Kur të vijë. I kërkoj edhe diçka, se e di që nuk do ta lërë mandatin, por të më kërkojë falje publike. Keni këtu ish-drejtues sigurimi dhe nuk flisni", tha ndër të tjera Spaho


Video