Berisha: Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç

9 November 2022, 13:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Afera e Durrësit është aferë
Sali Berisha

Nga foltorja e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se “afera e Portit të Durrësit është afera e Rama-Vuçiç”. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se sipas tij Kryeministri po shkatërron portin mijëravjeçar të Durrësit.

Sali Berisha: Pasi kanë marrë 9 vite me radhë mbi 500 miliardë lekë çdo vit borxh dhe e kanë rritur borxhin, nga 62,4 për qind në 107 për qind, përveç vilave, dhe kontove të fshehta të tyre, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substenciale në 9 vite përveç pasurimit të tyre.

Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur flamurin e Vuçiçit, që ka për atdhe, atdheun e Vuçiçit sepse afera e Durrësit është aferë Vuçiç-Rama, Rama-Vuçiç, se prapa aferës së Durrësit qëndron Bratja-Karriq, të sanksionuar nga BE, SHBA dhe Britania e Madhe dhe që tani bëjnë biznes me holldinjun e Emirateve të Bashkuara së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç.

Dubai i Ramës në Durrës është megaafera më e madhe sot në Europë, e njeriu që i shkatërron  portin mijëravjecar. Kjo është e vërteta. Flamuri i tij është Serbisë, Atdehu i tij është Beogradi.


Video