Rama e quajti “gjel deti Peqini”, reagon ashpër Dash Sula: Foli si llaxore lagjesh!

9 November 2022, 12:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama e quajti “gjel deti Peqini”, reagon ashpër Dash Sula: Foli

Sipas Sulës, të gjithë këto kryeministri i bën për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit Alqi Bllako në burg. Sipas deputetit të PD, buxheti 2023 pasuron klientët e qeverisë dhe nuk bën asnjë ndihmë për qytetarët.

Postimi i deputetit Sula:

Kryeministri me ministra e deputet në burg bën moral në Parlament. Për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit të tij në kokërr të burgut për aferën e inceneratorëve.

Për të zhvendosur vëmendjen nga votimi dhe rezultati qesharak i kalimit me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes që i vjedh qytetarëve të Durresit pronat. Për të zhvendosur vëmendjen nga një buxhet që pasuron klientët e qeverisë dhe zero rritje per pensionistët.

Kryeministri erdhi sot në parlament me një fjalor rruge, një fjalor që do ta kishin zili edhe ata kriminelët që ndajnë qelinë me ministrat dhe deputetët e tij. “Të mbaruar, të pafytyrë. Dërr-Dërr. Bedela. Laxhore lagjesh.” kjo ishte fjala e Ramës.


Video