Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar këtë të martë një takim me ambasadoren e re të BE-së në Tiranë Christiane Hohmann.
Lajmin e ka bërë me dije vetë shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale. Yuri Kim shprehet se po pret me padurim të punojë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.
“E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Kim.