Presidenti Begaj nis sot vizitën dy ditore në Kosovë/ Nga Kurti tek komandanti i KFOR, kë pritet të takojë

15 August 2022, 08:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Begaj nis sot vizitën dy ditore në Kosovë/ Nga Kurti
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të udhëtojë ditën e sotme në Kosovë për vizitën e parë jashtë shtetit që prej marrjes së mandatit.

Takimi do të mbahet sot dhe nesër, ku Begaj do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës në Prishtinë. Kjo vizitë e Presidentit Begaj në Prishtinë bëhet me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përveç takimit me Presidenten Osmani, në axhendë janë parashikuar edhe takime me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, krerët e partive kryesore politike, takim me komandantin e KFOR-IT dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që janë dislokuar në Kosovë.

Gjithashtu, Begaj do të zhvillojë vizitë në Memorialin e Personave të humbur si dhe në shtëpinë e familjes Jashari.

Axhenda e presidentit Bajram Begaj:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,

Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve

(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)

Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tete-e-tete mes:

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,

Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së

Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tete-e-tete mes:

Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.


Video