Kreu i partisë së Rugovës refuzon takimin me presidentin Bajram Begaj, ja arsyeja

16 August 2022, 10:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i partisë së Rugovës refuzon takimin me presidentin Bajram
Lumir Abdixhiku dhe Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gjatë vizitën në Kosovë, nuk është takuar me Lumir Abdixhikun, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila njihet ndryshe dhe si partia e Ibrahim Rugovës, pasi ka qenë themeluesi i saj.

Shkak për anulimin e këtij takimi është bërë vendi se ku do të takoheshin. Abdixhiku nuk ka pranuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit, duke pretenduar se ai duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre.

Takimi ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 9 e 35 minuta të mëngjesit.

Begaj ka planifikuar në selinë e Kuvendit takime dhe me përfaqësues të PDK-së, kryesuar nga Kryetari Memli Krasniqi dhe më pas do të takohet me kreun e AAK-së, drejtuar nga Ramush Haradinaj. Në fund të takimit, presidenti Begaj do të zhvillojë një takim me partitë minoritare.


Video