Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të përmbyllë sot vizitën dy ditore në Kosovë, e cila ishte e para për të jashtë vendit që nga momenti i marrjes së detyrës si kreu i shteti.
Ditën e sotme, Begaj pritet të takohet me krerët e partive kryesore politike të Kosovës, si dhe me komandantin e KFOR-IT dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që janë dislokuar në Kosovë.
Vizitën ai pritet ta përmbyllë në Memorialin e Personave të humbur si dhe në shtëpinë e familjes Jashari.
Një ditë më parë, kreu i shteti shqiptar u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Begaj deklaroi se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.
Axhenda, e martë, 16 gusht 2022
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.