Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla paralajmëron me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtatot do të ndërmerren hapa konkret ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se është absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga ShBA dhe Britania vazhdon të përdhosë institucionin e Kuvendit me praninë dhe gjuhën e tij.
Nuk dihet nëse bëht fjalë për ndonjë projektligj që ndalon kandidimin e personave "non grata" apo të atyre që kanë patur poste në kohën e diktaturës komuniste.
"Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij." shkruan Balla teksa ka postuar një foto të Berishës me Enver Hoxhën.