Vuçiç: Rama është gjithnjë i mirëpritur në Serbi, ne të dy ndryshuam trashëgiminë e keqe politike

7 July 2023, 21:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç: Rama është gjithnjë i mirëpritur
Vuçiç dhe Rama

Pas përfundimit të konferencës së përbashkët, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka postuar një foto në Facebook-un e tij krah kryeministrit Edi Rama.

Krahas fotos, Vuçiç shkruan se marrëdhëniet politike mes vendeve janë përmirësuar përmes nismës “Ballkani i Hapur” dhe se Edi Rama është gjithnjë i mirëpritur në Serbi.

“I urova mirëseardhjen Edi Ramës. Pas dekadash heshtjeje në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe serbëve dhe shqiptarëve, ne të dy filluam të ndryshonim trashëgiminë e keqe politike. Në vitet e mëparshme kemi treguar me rezultate konkrete se vendet tona mund të ecin përpara dhe të zhvillohen më shpejt, patëm marrëdhënie më të mira politike prej iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Edi Rama është gjithmonë i mirëpritur në vendin tonë dhe Serbia do të bëjë çmos që gjithmonë të zhvillojë marrëdhënie të sinqerta miqësore me Republikën e Shqipërisë”, shkruan Vuçiç.

Vuçiç tha më herët se Beogradi kërkon paqe dhe se po punohet për një gjë të tillë. Ai madje nuk përjashtoi dhe mundësinë e një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

 

 


Video