Voton Alibeaj: Sot është dita e ndarjes së madhe me të shkuarën

14 May 2023, 10:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Voton Alibeaj: Sot është dita e ndarjes së madhe me të
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka votuar mëngjesin e kësaj të Diele në kryeqytet.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim politik që të dalin e të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi sipas tij 14 Maji shënon ndarjen e madhe me të shkuarën.

“Votova për pak minuta sepse besoj që zgjedhja është e lehtë për këdo sot. Po e kam një mesazh për të gjithë demokratët, shqiptarët e ndershëm e të lirë. Sot duhet të ushtrojnë votën në mënyrë të qetë e të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën.

Sot është dita, do të duhet të vijnë dhe kjo është në dorë të shqiptarëve. Ndarjet e mëdha me të shkuarën bëhen vetëm me pjesëmarrje masive ndaj dhe ftoj këdo, çdo shqiptar të ndershëm, të lirë, që është jashtë shantazhit të dalin e të votojnë siç zemra dhe mendja jua do.”

Alibeaj theksoi se ka pasur një aleancë të përgjithshme të forcave të tjera politike për të sulmuar kandidatët e Partisë Demokratike zyrtare.

“Besoj që i kam bërë me dije të gjitha parregullsitë të cilat janë konkretizuar, i kemi demonstruar gjatë gjithë fushatës, ndaj kandidatëve tanë mesa duket ka një aleancë të gjithanshme për ta sulmuar Partinë Demokratike. Një gjë është e sigurt, do të ketë sukses për demokratët dhe PD.

Aleancë, gjithë pjesa e vjetër 33-vjeçare që e ka marrë zvarrë këtë vend që ka krijuar dhe një lloj neverie ndaj politikës, sot askush nuk mund të rrijë e të sodisë, i ka një mijë e një motive për të dalë, për të ndryshuar realisht atë çfarë Shqipëria duuhet të jetë nesër.”


Video