Goditi me grusht kandidatin e PS, Erion Isai, arrestohet 33-vjeçari, procedohet një tjetër

14 May 2023, 08:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditi me grusht kandidatin e PS, Erion Isai, arrestohet 33-vjeçari,

Arrestohet agresori që goditi kandidatin e PS për Bashkinë së Kolonjës. Mësohet se Policia ka arrestuar simpatizantin e koalicionit Berisha-Meta, Esmeraldo Kacolli, i cili goditi kandidatin socialist për këtë bashki.

Ndërsa procedohet në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili akuzohet për pengim i qarkullimit të mjeteve. Xhemal Kalo ka qenë me Esmeraldo Kacolli kur kanë ndaluar makinën e Erion Isait dhe Kacolli e goditi me grusht në fytyrë.

Njoftimi i policisë

Kolonjë/Goditi me grusht, për shkak të detyrës, kryetarin e bashkisë Kolonjë, vihet në pranga 33-vjeçari.

Procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër, i përfshirë në konflikt, i cili pengoi me automjetin e tij, lëvizjen e automjetit me të cilin udhëtonte kryetari i bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", për shtetasin Xh. K., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në afërsi të fshatit Qinam, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin tip "Ford", i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, shtetasi E. I. (njëkohësisht dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore) dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi E. K., i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.

Të gjitha veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video