Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar në burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Veliaj ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ka qenë ky i fundit i cili ka bërë me dije vizitën e Veliajht dhe ka ndarë një foto me kryebashkiakun e Tiranës përpëra Gjykatës Speciale.
Hoxhaj shkruan në rrjetet sociale se do të vijojnë të luftojnë për të fituat betejën e Kosovës në Hagë.
"Sot, takuam shokët tanë në Hagë! Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së", shkruan Hoxhaj.
