Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor Kosovën teksa po dëmton akoma më shumë pozicionin e Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së.
Por gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha bëri gafën e radhës duke ngatërruar emrin e ish-deputetit Kadri Veseli i cili gjendet në Hagë me Fatmir Limajn.
“Shërbimi më i keq që mund të bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Krasniqi, Selimit dhe Fatmir Limajt, është fushata e çmendur e Ramës' tha Berisha.
Kujtojmë se me 30 nëntor 2005, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj, i cili ishte njëri ndër komandantët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me 1 dhjetor të atij viti, kishte arritur në Kosovë, ku kishin dalë ta presin liderë politikë dhe mijëra qytetarë.
Pra Fatmir Limaj nuk gjendet në Hagë por në shtëpinë e tij, me familjen në Kosovë ndërsa i akuzuari i katërt Kadri Veseli dhe 'jo Fatmir Limaj' është në Hagë së bashki me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin./VoxNews
Për më tepër shikoni gafën e Berishës në videon e mëposhtme