Peleshi: Shqipëria do shtojë prezencën ushtarake në Kosovë. Dronët e blerë nga Turqia do jenë në ndihmë të komunitetit

13 October 2022, 18:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Peleshi: Shqipëria do shtojë prezencën ushtarake në
Niko Peleshi tek takimi i gjashtë i Grupit të Kontaktit, të mbledhur në Bruksel

Në një intervistë nga Brukseli, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje lidhur me takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, ku tha se me qëllim rritjen e sigurisë, Shqipëria do të shtojë prezencën e saj Ushtarake në Kosovë.

Në një intervistë në Report Tv, Peleshi tha se ka pasur një bisedë edhe me sekretarin e mbrojtjes të SHBA, ku në fokus ka qenë sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.

“Është dhënë garanci dhe mbështetje nga të gjitha shtet për vazhdimin e misionit në Bosnje, që rrezikon nga Rusia, por të gjitha shtet u gjendën të gatshme që të vazhdojë misioni dhe të ketë siguri në Bosnje. KFOR , shtetet kërkuan rritjen e prezencën, dhe unë thashë shtim të prezencës tonë në KFOR, u trajtua sulmet kibernetike, pata një bisedë të shkurtër me sekretarin e mbrojtjes të SHBA, e informova edhe për marrëdhëniet diplomatike me Iranin, jemi pjesë e një aleance dhe na jep mundësinë që ta përballojmë në mënyrë kolektive, i kushtoi një paragraf të rëndësishëm kësaj çështjeje, ky session do na vlejë për të realizuar strategjinë e re të mbrojtës kibernetike, kemi një paketë të konsoliduar të marrëdhënieve tona, është një luftë e re, që kërkon burime financiare dhe kapacitete njerëzore, kemi krijuar programe masteri dhe edukimi për mbrojtjen kibernetike. Në ministrinë ë Mbrojtjes së bashku me SHBA po ngremë qendrën për mbrojtjen kibernetike, me vlerë 20 mln euro, ka vlerë takimi i sotëm dhe vendosja e kësaj çështjeje në fjalimin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA”, tha Peleshi.

Ai theksoi edhe një herë se Irani nuk ia ka arritur qëllimit që të fshinte të dhënat e rëndësishme të Shqipërisë, teksa theksoi se ky moment do të shërbejë për të krijuar një mbrojtje më lartë.

“Sulmet janë të vazhdueshme, sulmi i i orkestuar nga një fuqi e madhe siç është Irani, në anën e së keqes, ka pasur qëllim që të fshijë të gjitha të dhënat, por nuk ia ka dalë, na bllokoi, por nuk na ka humbur asnjë e dhënë, nga këtu do të ndërtojmë një mbrojtje më të lartë”, shtoi ministri.

Në fund, Peleshi tha se është diskutuar edhe skenari për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia në luftën në Ukrainë, sipas së cilit do ishte një çmenduri, e ndërsa solli në vëmendje edhe blerjen e dronëve turp, për të cilët u shpreh i bindur se është një blerje e zgjuar.

“Nuk mendohet që ky është një skenar i mundshëm, do ishte një çmenduri. Blerja e dronëve është një zgjedhje shumë e zgjuar, dhe do e shikoni që do kthehet në ndihmë për komunitetin”, përfundoi Peleshi.


Video