Sali Berisha 'kopjon' Berluskonin hap llogari në Tik Tok: Teknologjinë e kam pasion (Video)

13 October 2022, 14:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha 'kopjon' Berluskonin hap llogari në Tik Tok:
Në foto: Sali Berisha dhe Silvio Berluskoni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë pjesë e platformës së Tik Tok. Berisha është në Facebook, Youtube, twitter, Instagram dhe është shumë aktiv, ku shpesh ndan edhe denoncimet që bëjnë qytetarët.

Berisha ka ndarë një video në Tik Tok ku dëgjohet të thotë se është entuzias që tani do jetë pranë qytetarëve edhe në këtë platforme.

“Mirëdita një përshëndetje të përzemër. Jam i emocionuar që filloj një bashkëbisedim me ju nëpërmjet këtij kanali që jep përparim të shpejtë. E vertëta është që ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i mi teknologjia” shkruan Berisha në rrjetet sociale.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound - Sali Berisha

Disa javë më parë ish-Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, hapi një llogari në TikTok, si një strategji për t’ju afruar të rinjve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Duke qenë se Italia e ka ulur moshën e personave që mund të votojnë, Don Silvio ka zgjedhur aplikacionin e preferuar të të rinjve për t’ju gjendur sa më pranë dhe me shpresë që mund t’jua “rrëmbejë” votat.

Kjo duket se është 'kopjuar' edhe nga ish-kryeministri Berisha i cili po ndjek rrugën e Berluskonit dhe me kthimin në politikë.

Berisha sapo ka bërë postimin në Facebook, të shpejtë kanë qenë ndjekësit e tij të cilët e ironizojnë se nuk do të gjejë përballje me Edi Ramën, të cilin e përmend thuajse në çdo dalje publike.

“Konkurrencën e ke me Diamantin blu dhe me ujkun e Shijakut”, i shkruajti një komentues për 2 personazhe që janë bërë viralë në rrjete sociale.

Ndërsa një tjetër i shkruan: “Tik tak po të bën era e burgut”, duke i treguar se shumë shpejt do të përfundojnë pas hekurave./VoxNews


Video