'Njerëz pa atdhe, katran me bojë', Rama ironizon Bashën, Berishën dhe Metën: Opozita e zhytur në para ruse

14 October 2022, 12:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Njerëz pa atdhe, katran me bojë', Rama ironizon
Në foto: Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kritikat e tij në asamblenë e KiE ku mbrojti fort Kosovën, ndërsa shigjetoi kundërshtarët e tij politikë.

Përmes një reagimi në Twitter, Rama thekson se ‘rublat’ vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, duke kujtuar dhe qëndrimin e qeverisë së Berishës në 2011 përmes votës pro rezolutës së Dick Marty. Sipas Ramës, opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse.

Postimi i Ramës

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…


Video