Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në një aktivitet në Washington.
Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Basha shihet pranë presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike.
Kujtojmë se Lulzim Basha nuk kishte udhëtuar prej vitesh në ShBA dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe njërëzit pranë këtij të fundit e kanë akuzuar se ai e ka të ndaluar të shkojë aty për shkak të çështjes së lobimit rus, por siç duket, këto akuza nuk kanë qenë të vërteta.