Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të surprizojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Berlin, duke luajtur "kukafshehti".
Siç shihet në videon e publikuar nga vetë Rama në rrjetin sociale TikTok, kreu i qeverisë shqiptare i mbyll sytë homologut të tij kosovarë, teksa janë mes liderëve të tjerë në kongresin e 30 të forcave politike progresiste, PES.
Rama dëgjohet në video pasi i hap sytë Albin Kurtit duke i thënë: "Të më kishe gjetur vetë, jo me spiunë". Ndërsa, krahas videos, Rama shkruan: “Gjeje kush jam?”