Në një debat për taksat e qytetarëve në Euronews, kryebashkiaku Erion Veliaj i lexoi moderatores Erla Mëhilli 42 shkollat e reja që janë bërë në këto 7 vite. Pavarësisht tentativës së saj për ta ndërprerë, Veliaj vijoi deri në fund me listën prej 42 shkollash të reja 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Tiranën.
Erion Veliaj: Mblidhen për të pasur të gjithë shkollat tani dhe për t’i paguar ndër vite. Me sistemin e vjetër i merrnim paratë tani dhe shkollat i kishe ndër vite. Kurse sot themi të gjithë shkollat i duam sot që sot fëmijët të mos kenë klasa me dy turne.
…Shkolla “Lasgush Poradeci”, është e re në Kombinat, shkolla “16 Shtator”në Pezë të Madhe…
Erla Mëhilli: Nuk kemi kohë të na lexoni 42 shkolla.
Erion Veliaj: Nuk mund të vësh në diskutim një gjë dhe mos të presësh transparencë.
Erla Mëhilli: Nuk i vëmë në dyshim. Janë 42 shkolla. Nuk është e nevojshme për ta bërë gjithë këtë listë tani. Nuk i vë njeri në dyshim ato se i kemi parë.