
Edhe pse u filmua duke kërcënuar një qytetar në mes të qytetit, kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj mohon ato që po përfliten. Për mediat, ai tregon se personi me të cilin shfaqet në video, është njeri i tiji, duke specifikuar se është trajneri i fëmijëve të qytetit.
Ndër të tjera, Gjonaj akuzon Partinë Demokratike se po e përdor videon që të vijë në pushtet, ai thekson se fakti që Policia nuk ndërhyri do të thotë se nuk ka pasur konflikt.
“Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im.
Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që t'i përdorin në fushatë.
Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Ska asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë”, u shpreh Gjonaj.
Çfarë ndodhi?
Kryetari aktual i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj u filmua duke kërcënuar një person në qytet. Edhe pse pranë ishte policia, Gjonaj i tha qytetarit:
View this post on Instagram
"Mos të të shoh...se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore..."