Projekti i portit të Durrësit, demokratët e Berishës kërkojnë komision hetimor!

6 April 2023, 15:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Projekti i portit të Durrësit, demokratët e Berishës

Demokratët e Berishës kanë depozituar kërkesën për ngritjen  e një komisioni hetimor parlamentar  për projektin e ri të Portit të Durrësit.

Oerd Bylykbashi, deputet i qytetit bregdetar theksoi se  marrëveshja që i hap rrugë projektit është një aferë korruptive.

Krah Bylykbashit ishte edhe deputetja Albana Vokshi e cila theksoi se shqetësimet e opozitës për portin ia kanë komunikuar edhe institucioneve ndërkombëtare.

Në nëntor të vitit të kaluar PD e rithemelimit paditi në gjykatën kushtetuese marrëveshjen mbi të cilin do të ngrihej edhe ndërtimi i Portit të Ri.


Video