"Uluzi shiko mos të del emri në dosje", Ulsi Manja i shkon Berishës në ulësen e tij në Kuvend, momenti kur debatojnë (VIDEO)

24 September 2026, 12:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Uluzi shiko mos të del emri në dosje", Ulsi Manja i shkon

Pas debateve lidhur me çështjen e Vlora Hysenit, ish-drejtueses së SHISH dhe deklaratave të Berishës kundrejt tij, deputeti i PS-së Ulsi Manja ka shkuar pranë kreut të PD-së Sali Berisha.

Nuk dihet se çfarë ata bisedojnë, por nga gjestikulacioni debati ka qenë i fortë dhe mendohet se ka të bëjë me deklaratën e Berishës gjate seancës së sotme.

Kreu i PD tha sot në seancë mes të tjerash se "Damjan e ke vetë përgjegjësinë, ti nuk je i vetmi, po bën sikur s’po më dëgjon. Uluzi, shiko se mos të del emri aty. (...) Shefi i SHISH di çdo sekret dhe, aq sa di kryeministri e presidenti, e di prej atij/asaj. Ajo, siç rezulton, e ka pajisur bandën e Agasit me mjete më të sofistikuara që njihni. Të gjithë jeni në duar të filmuar, Uluzi të ka dalë shumë herë emri, por nuk je vetëm ti", tha Berisha sot.


Video