Masa e arrestit për ish-kreun e SHISH/ Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

24 Shtator 2026, 10:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masa e arrestit për ish-kreun e SHISH/ Gogu: Përgjegjësia penale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar nga ambientet e Kuvendit lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Gogu theksoi se ndarja mes përgjegjësisë politike dhe asaj penale është e qartë, duke deklaruar se qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike përmes vendimit për shkarkimin e Hysenit nga drejtimi i institucionit.

Sipas ministrit, drejtimi i SHISH është garantuar përmes emërimit të një drejtuesi të ri, ndërsa për përgjegjësinë penale duhet pritur përfundimi i procesit gjyqësor.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve. Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, tha Gogu.


Vox Pop

Video