PD kërkon ndryshimin e axhendës së Kuvendit: Duam debat me Ramën për arrestimin e ish-kreut të SHISH

24 September 2026, 09:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD kërkon ndryshimin e axhendës së Kuvendit: Duam debat me
Partia Demokratike

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që rendi i ditës në Kuvend të ndryshojë në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit.

Në kërkesën drejtuar Peleshit, PD kërkon të hiqen nga axhenda interpelancat me ministrat Sofjan Jaupaj e Mirela Kumbaro për t’u zëvendësuar me debat me kryeministrin Rama për situatën në SHISH, pasi “Kuvendi s’mund të qëndrojë indiferent.”

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekodet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj nē drejtimin e Shērbimit Informativ Shtetēror, tē debatojë mbi përgjegjēsitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD.

Kujtojmë që kryeministri Rama nuk ndodhet në Shqipëri, por në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 


Video