Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte ne GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Gjatë mbërritjes në dyert e gjyaktës, Kryemadhi nuk la pa komentuar me ironi zhvillimet e fundit me kreun e SHISH dhe bisedave të zbardhura mes Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit.
"Mirëmëngjesi si jeni? E pe si fiken radarët? Dashuria gjë e madhe. Si s’na i fikën njëherë neve, vetëm na i ndezin”, u shpreh Kryemadhi teksa hynte në GJKKO, referuar mesazheve që ngrejnë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies mes Hysenit dhe Agasit.
Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.
Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.
Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin.
Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK.
Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”.