“Të hënën kemi raundin e dytë”, Balla i drejtohet Alibeajt: I keni ju 20 firma për të propozuar një kandidat në datën 22?

18 May 2022, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të hënën kemi raundin e dytë”, Balla i
Në foto: Deputetët Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj

Taulant Balla tha se PS e ka gati listën me kandidatët për Presidentin e ri, por nuk do të propozojë emra para raundit të katërt. Për të gjetur konsensusin me opoziten, Balla ftoi grupet parlamentare të sjellin kandidaturën ditën e hënë.  

Balla solli edhe një herë në vëmendje që asnjë kandidat që mund të vijë nga “Rithemelimi” nuk do të pranohet, ndërsa i kujtoi edhe një herë opozitës që për momentin është e përçarë. Ai pyeti Alibeajn disa herë nëse mund t’i sigurojë 20 firmat e deputetëve që duhen për të propozuar kandidatë për presidentë.

"Jam dakord që të keni të drejtë të propozimit, por jo monopolin e propozimit. Të drejtën e propozimit e kanë të gjitha palët.  Të hënën në 18.00 raundi i dytë. Duhen 20 firma të deputetësh për ta propozuar. I keni?  E tillë procedura kushtetuese. Mund të sillni tre kandidatë, por kini parasysh që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë. Silleni, po e keni dakordësinë, kjo është gjë e mirë. Mendoj që kështu edhe jemi të barabartë. Dy raunde i keni ju.

PS nuk ka një proces që nuk e përgatit në kohë. Kemi dy muaj që përgatitemi për këtë proces. Nuk kemi përjashtuar tërësisht politikën, por nga Grupi i socialistëve nuk mund të jetë. Me kriteret jemi dakord. Ju keni të drejtën tuaj të propozoni, por nuk është ekskluzive. Deri në raundin e tretë, mund të biem dakord, që ju ta propozoni dhe ne të shohim. Nëse nuk biem dakord, pastaj me respektin e procesit në raundin e katërt ne do propozojmë dhe ju duhet të vini dhe të shpreheni me votë”, tha Balla.


Video