Briseida Shehaj argumenton lobimin e Metës: Ishte i interesuar për luftën kundër terrorizmit

17 May 2022, 22:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Briseida Shehaj argumenton lobimin e Metës: Ishte i interesuar për
Brisida Shehaj

Në emisionin “Opinion” po diskutohet lajmi i gazetës më të madhe në Austri, “Kronen Zeitung” që i ka kushtuar një artikull Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Gazeta austriake ka publikuar fakte në lidhje me financimin e lobimit që Meta ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kronen” hodhi akuza në adresë të Presidentit Meta se ka paguar 700 mijë dollarë përmes kompanive offshore në Qipro për të lobuar për vizitën e tij në SHBA disa vite më parë.

Për mbrojtur Metën, “blerja” e LSI nga PS, Brisida Shehaj ka deklaruar në emision një thagmë nga të sajat. Duke tentuar të justifikojë pagesat e mëdha që ka bërë Ilir Meta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se presidenti ka paguar lobim edhe për... luftën ndaj terrorizimit.

Se çfarë lidhje ka presidenti i një vendi të vogël si Shqipëria me pagesa lobimi për terrorizmin, këtë shpjegim veç ish-drejtoresha e Tatimeve mund ta japë. Duket se eksponentët e LSI-së janë gjendur të papërgatitur nga akuzat e gazetës austriake dhe avokatia e tyre lë për të dëshiruar.


Video