"Bukurinë e kam nga nëna ime", juristi ironi me Kryemadhin: O Zot ç’po na dëgjojnë veshët, kjo kalon çdo parashikim

17 May 2022, 11:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bukurinë e kam nga nëna ime", juristi ironi me Kryemadhin:
Romeo Karaj, Monika Kryemadhi

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas deklaratës që bëri dje në një intervistë televizive kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Referuar artikullit të medias austriake ‘Kronen Zeitung’, të cilët i përmendnin asaj ndërhyrjet estetike dhe operacionet plastike që mund t’i ketë bërë me para nga burime të dyshimta.

Kryemadhi u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe se bukurinë ia ka falur nëna e saj.

Postimi i plotë:

O Zot ç’po na degjojne veshet!

Kjo kalon çdo parashikim.

U beme per ne urgjence.

Monika Kryemadhi: “Me akuzojne per bukurine, qe me ka falur nëna”.


Video