Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur sot se shembja e Teatrit Kombëtar dy vite më parë mbetet një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Në një postim në mediat e tij sociale, Basha thotë se qeveria e shembi kodinën e TK-së pa asnjë arsye.
Ai shesh, sipas tij, është vija ndarëse mes “atyre që duan Shqipërinë demokratike dhe pjesës tjetër që shkatërron një nga institucionet më të shtrenjta të kombit.”
Postimi i Bashës:
“Prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Një plagë që sëmbon prej mosarsyeve që e shkaktuan atë dhe që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur peng vendin këto 9 vite: arroganca, korrupsioni, klientelizmi, paratë e krimit dhe armiqësia e verbër ndaj trashëgimisë kulturore. Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij, është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që shkatërron, plaçkit, uzurpon një nga institucionet më të shenjta të kombit”,
Kujtojmë se shembja e Teatrit Kombëtar u pasua me një sërë protestash dhe përplasje mes qytetarëve e aktivistëve dhe forcave policore ndërsa në vend kishte pak muaj që ishin konfirmuar rastet e para me koronavirus. Në krahun e protestuesve doli edhe opozita.