"Të kam në zemër", demokrati i shpreh dashurinë Berishës: Me ty deri në vdekje

16 May 2022, 19:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të kam në zemër", demokrati i shpreh dashurinë
Sali Berisha dhe simpatizanti i tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur prej disa ditësh fushatën për të ardhur në krye të PD-së nga zgjedhjet që organizon Komisioni i Rithemelimit më 22 Maj.

Pasditen e kësaj të hëne ai ka zhvilluar një takim me demokratët e Kukësit, ku ju ka kërkuar që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë takimit, njëri prej simpatizantëve të Berishës, i ka shprehur atij dashurinë. Demokrati i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem Berisha, pasi e ka në zemër ish-kryeministrin.

“Pa ty nuk kemi për të ecur përpara. Kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlamenti gjenocidi në Kosovë dhe gjenocidi në Lumë. Këta janë komunistë të betuar. Prandaj unë di shumë me fol, por kaq. Jemi shumë krenarë.  Edhe diçka, unë të thashë që jam Muharrem Nërguti, por shumica më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na priftë e mbara dhe deri në vdekja jemi me ty Sali Berisha”, tha demokrati.


Video