Kuvendi ka ezauruar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi palët nuk kanë paraqitur asnjë emër kandidati për kreun e shtetit.
Klotilda Bushka lexoi para Kuvendit raportin, ku tha se votimi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidatë, duke përmbyllur kështu raundin e parë të zgjedhjes pa kandidatë.
Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën për raundin e dytë, i cili nuk mund të mbahet përtej afatit 7 ditor nga dita e sotme.
PS preferon datën 20 maj për zhvillimin e raundit të dytë, ndërsa PD kërkon diferencën prej 7 ditësh mes raundeve që duhet të mbahen për shkak se ende nuk kanë asnjë emër të propozuar dhe gjithashtu theksohet nevoja për më shumë kohë në konsultimet.
Në 3 raundet e para, Presidenti zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit mjaftojnë 71 vota.