Rama: Bërja publike e pagave mund të bëhet çdo vit, kishte anët e saj pozitive

16 May 2022, 12:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Bërja publike e pagave mund të bëhet çdo vit, kishte

Kryeministri Rama u shpreh, këtë të hënë, se një nga pyetjet në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar do të jetë edhe ajo nëse duhet të publikohen pagat e qytetarëve, ashtu siç ndodhi dhe këtë vit e u quajt një skandal.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo ka pasur anë pozitive sa i takon deklarimit të pagesave për qytetarët.

“Së pari, ne duke parë këtë eksperiencë, e cila erdhi si rezultat i një ngjarjeje aspak të dëshiruar. Dalja e pagave në publik. Mendojmë që është e udhës që në Këshillimin e Ardhshëm Kombëtar do i pyesim shqiptar nëse është më mirë që njëherë në vit t’i bëjmë të gjitha pagat publike”, tha Rama.


Video