Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla njoftuan se nuk do pranojnë për shqyrtim asnjë dokument që mban firmën e deputetit Sali Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me Kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian.
Në kërkesën e deputeteve të opozitës që është protokolluar në Kuvend me nr. 1802, datë 13.05.2022, mungon firma e deputetit Sali Berisha.

Dokumenti që është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend mban firmën vetëm të deputetëve
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Monika Kryemadhi
Tritan Shehu
Edmond Spaho
Oerd Bylykbashi
Albana Vokshi
Belind Këllici
Edi Paloka
Flamur Noka
Kujtojmë se ryeministri Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës e kanë cilësuar shpesh si të vdekur politikisht dhe në deklaratat e tyre thonë se "nuk merren me botën e përtejme", duke treguar kështu se nuk do të bëjnë asnjë negociatë me të. Kërkesa e deputetëve do të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve më datë 17 Maj, ora 10:00.