Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Dy kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi prej dy ditësh kanë filluar fushatën për zgjedhjet për kreun e PD-së, të cilat i organizon Komisioni i Rithemelimit dhe mbahen më 22 Maj.
Elezi ka qenë paraditen e sotme në qytetin e Kurbinit dhe takimin me demokratët e ka zhvilluar në ambientet e selisë së degës.
Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë kohës që fliste ishte se sipër kokës së Elezit, si për ironi qëndronte fotoja e rivalit të tij Sali Berishës.
Fotoja të lë të kuptohet se demoratët e Kurbinit e paskan zgjedhur kryetarin ende pa u zhvilluar zgjedhjet dhe Ibseni më kot mundohet t'i bindë për t'ju marrë votën.

