Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, ish-sekretari amerikan i shtetit, ka mbërritur në Tiranë.
Mike Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Kujtojmë se Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.